Foto: KALLXO.com

Rrahje mes 4 personave për një borxh, njëri përfundon në QKUK

Katër persona janë përfshirë në një rrahje, e cila dyshohet se ka ndodhur për shkak të një borxhi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Miradi e Ulët të Fushë-Kosovës të premten rreth orës 20:20.

Sipas Policisë, tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa njëri gjendet në arrati.

Pas tretmanit mjekësor, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm në  QKUK, ndërsa dy të tjerë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po cilësohet si lëndim i rëndë trupor.