Rrahje mes 4 personave në Pejë, një i therur

Katër persona janë arrestuar pas një rrahjeje, ku njëri prej tyre është therur me thikë në pjesën e kraharorit, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

“Dy të dyshuar pas tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje, një nga të dyshuarit është në tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe është nën mbikëqyrjen e policisë ndërsa tjetri është duke u trajtuar në QKUK Prishtinë” – ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Mbretëresha Teutë” dhe është cilësuar si vrasje në tentativë.