Ilustrim

Rrahje mes 4 personave në Malishevë, konfiskohen një boks i hekurit, një brisk dhe një elektroshok

Policia e Kosovës raporton për një rrahje mes 4 burrave në fshatin Banjë të Malishevës, ku si pasojë 2 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 15:00.

Gjatë kontrollit policia i ka konfiskuar njërit prej të dyshuarve një boks të hekurit, një brisk dhe një elektroshok.

Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor dhe me vendim të prokurorit ka shkuar në procedurë të rregullt