Ilustrim

Rrahje me mjete të rënda në një restorant në Malishevë

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar gjatë një përleshje në mes disa personave dje në një restorant në Kijevë të Malishevës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë rrahjes janë përdorur mjete të rënda dhe të mprehta nga të cilat njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë dërguar në mbajtje ndërsa i lënduari në QKUK është nën arrest dhe në përkujdesje të Policisë.