Rrahje masive në Strellc të Deçanit, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka pranuar një informacion se në Strellc të Epërm në Deçan disa persona janë duke u rrahur mes vete.

Njësiti policor nga stacioni policor në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast ka arrestuar katër persona të dyshuar, ndërsa më pas nga personi i dyshuar i cili ishte familjar i tё dyshuarve tё tjerë ёshtё kanosur viktima e rastit.

Policia ka bërë të ditur se menjëherë ka arrestuar edhe të dyshuarin e pestë pёr veprën penale ‘kanosje’.

“Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij personat e dyshuar pёr veprat e lartcekura ndalohen për 48 orё. Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.