Rrahje masive në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje masive që ka ndodhur dje në Obiliq, ku janë përfshirë shtatë burra.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00 dhe sipas Policisë njëri nga të përfshirët në rrahje ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e PK-së.