Rrahje masive në një lokal nate në Xërxë të Rahovecit

Katër persona janë prangosur orët e para të mëngjesit të djeshëm nga Policia e Kosovës.

Arrestimi është bërë në fshatin Xërxë të Komunës së Rahovecit.

Sipas policisë, katër të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje, janë rrahur mes vete në një lokal.

Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.