Rrahje masive në Mitrovicë, Polica arreston tre persona dhe konfiskon një armë zjarri

Policia e Kosovës ka arrestuar tre nga shtatë personat që ishin përfshirë në një rrahje mes vete. Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Polica ka njoftuar se viktimat kanë marrë tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra nga përleshja fizike.

“Nga njëri i dyshuar është konfiskuar një revole me dy fishekë dhe dyshohet se arma është përdorë në rast”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.