Ilustrim

Rrahje masive në Lipjan, arrestohen 6 persona

Gjashtë persona janë arrestuar ditën e djeshme rreth orës 19:00 në Lipjan, pasi pas një mosmarrëveshje rreth një prone ishin përfshirë në rrahje, ku si pasojë katër prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Sipas njoftimit të Policisë, si pasojë e rastit lëndime trupore ka marrë edhe një grua, e cila po ashtu është dërguar për tretman mjekësor.

Nga të dyshuarit gjatë rrahjes është dëmtuar edhe një veturë.

Pas intervistimit të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.