Foto: Ilustrim

Rrahje masive në Fushë-Kosovë për çështje pronësore

Sulmet nga mosmarrëveshjet për çështje pronësore po vazhdojnë të ndodhin në Kosovë.

Një i tillë është raportuar dje në fshatin Lismir të Fushë-Kosovës.

Policia e Kosovës i ka arrestuar 7 persona, të cilët pas një mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete për një pronë kanë vazhduar me kanosje dhe sulm nga të dy palët.

Sipas PK-së, të dyshuarit nuk  kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejtur shenja apo lëndime të dukshme.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Këtë javë, opinioni publik u trondit edhe nga një vrasje e dyfishtë që ndodhi në Prishtinë, për arsye pronësore.

QKUK tregon bilancin e përleshjes me armë në Mati 1