Rrahje masive mes nxënësve në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rrahje masive mes disa nxënësve të mitur të një shkolle në Podujevë ka ndodhur mëngjesin e së premtes.

Policia ka bërë të ditur se në përleshje fizike janë përfshirë tetë nxënës të mitur.

Si pasojë e përleshjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretmane mjekësore.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar dhe pas intervisitmit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.