Ilustrim - Policia në aksion

Rrahje masive mes disa personave në Prizren

 

Shtatë persona të dyshuar janë arrestuar në fshatin Nebregoshtë, Prizren, pasi janë rrahur mes vete.

Policia ka njoftuar se disa prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa një prej tyre me lëndime serioze gjendet në intensivë pasi ishte goditur disa herë me thikë.

Sipas policisë të dyshuarit kishin qenë nën ndikimin e alkoolit dhe me vendim të prokurorit të gjithë janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit.