Ilustrim - Policia në aksion

Rrahje e therje me thikë në Prishtinë

Një person është therur me thikë e një tjetër ka marrë lëndime trupore pas një rrahje e cila ka ndodhur dy natë më parë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se më 4 shtator, rreth orës 22:20 kishin marrë informacion për një rrahje mes disa personave, si pasojë dy kishin marrë lëndime trupore.

“Njëri prej viktimave kishte marr lëndime të rënda trupore nga ndonjë mjet i mprehtë – thikë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar.