Policia e Maqedonisë - Foto: Rtv21
Rrahje brutale ndërmjet tre mërgimtarëve në Kumanovë, gjithçka filloi pasi u prish rendi i pritjes për pasaportë (VIDEO)
03.1.2022 - 18:44
Një rrahje brutale mes tre personave ka ndodhur sot në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kumanovë. Tre mërgimtarë nga fshati Nakushtak i Kumanovës janë rrahur.
Deri te përleshja ka ardhur pasi njëri nga tre personat ka prishur radhën e pritjes për pasaportë, kanë konfirmuar nga Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë.
Por, jozyrtarisht TV21 mëson se dy nga personat që kanë rrahur personin e tretë janë vëllezër dhe ata dy janë kushërinj me personin e tretë.
Si pasojë e rrahjes, zyrat kanë qenë të bllokuara për një kohë./RTV21