Ilustrim

Rrahja e të riut në Klinë, arrestohen 4 persona

Në media e rrjete sociale është publikuar një video, ku shihet se një i ri është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Katër të dyshuarit e këtij rasti janë arretsuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës.

“4 personat e përfshirë në atë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë”- ka thënë Nikçi.

Në videon e publikuar në media shihet se i riu sulmohet fizikisht dhe verbalisht nga disa persona. Gjithashtu, ai detyrohet të hipë në një makinë.