Rrahja e të moshuarës në Pejë

Rrahja e të moshuarës në Pejë, Prokuroria fillon hetimin e rastit

Prokuroria e Pejës ka filluar të hetojë rastin ku dyshohet se një grua ka sulmuar një të moshuar në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.

Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me të marrë informacionin dhe me të parë videon prokuroria në Pejë ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe njësitë relevante, dhe janë duke shkuar në vendin ku po dyshohet se është kryer vepra penale”- tha ai.

Një qytetare ka publikuar një video në rrjetin social Facebook ku shihet një grua duke e sulmuar një të moshuar.

E moshuara shihet në video duke tentuar të largohet dhe duke e mbrojtur veten, përderisa një grua vazhdimisht e godet me shuplaka në fytyrë dhe me këmbë në bark.

“Çka po sillka fort” – dëgjohet njëra nga pjesëmarrëset duke thënë, përderisa tjetra e cila është duke e kryer aktin i kthehet me përgjigje “Pak jam tu ja hi qysh di me të sjellë unë”.

Tutje të moshuarës ajo i drejtohet me “Ti don me u shty me mu a, ti” e me “Që ma ke grithë dorën, pa t’i q* robt nuk kam me lanë”.