Rrahet gruaja në Ferizaj

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë rreth orës 21:25 është arrestuar një person i dyshuar, për sulm ndaj gruas së tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit.

Si pasojë e sulmit, viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për sulm ndaj gruas së tij, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.