Rrahet gazetari Visar Duriqi

Lëndime të rënda trupore i janë shkaktuar gazetarit hulumtues të Insajderit dhe autorit të emisionit Indoks Visar Duriqi.

Duriqi ka realizuar një seri emisionesh hulumtuese të ekspozimit të krimit dhe korrupsionit.

Sulmi ndaj tij, raporton Insajderi, është kryer në hyrje të banesës në Fushë Kosovë pas një debati televiziv.

Sulmi fizik i është bërë nga tre persona ende të panjohur, të cilët e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

Ai është sulmuar posa ka dalë nga vetura e tij. Policia ka dalë në vend ngjarje dhe është duke e hetuar rastin.