Foto: KALLXO.com Ilustrim

Rrahën vajzën e mitur pasi mësuan se ishte në një lidhje dashurie

Dy persona janë arrestuar nga policia nën dyshimin se i kanë shkaktuar lëndime trupore një të miture.

Viktima e mitur ka raportuar në polici më 19 janar rreth orës 20 në Vushtrri, se ishte në një lidhje dashurie me një djalë për çka babai dhe vëllai i saj kanë qenë kundër.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale.

Të miturës i është ofruar edhe tretmani mjekësor dhe më pas është vendosur në strehimore.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.