Ilustrim

Rrahen mes vete dy persona në Ferizaj

Dy persona janë përleshur mes vete në rrugën “Dëshmoret e Kombit” në Ferizaj më 08.11.2024.

Ngjarja ishte regjistruar rreth orës 13:15 ndërsa konfliktit fizik i parapriu një mosmarrëveshje mes dy të dyshuarve.

Policia ka njoftuar se si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë marrë edhe lëndime trupore.

Të njëjtëve u është ofruar edhe trajtimi mjekësor. Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar ndërsa të dy të dyshuarit janë intervistuar.

Prokurori kujdestar ka marrë vendim që njëri nga të dyshuarit të dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si lëndim i rëndë trupor.