Foto: Ilustrim

Rrah ish-bashkëshorten, arrestohet nga policia

Një burrë është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës.

Incidenti ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 11:30.

Sipas raportit ditor të policisë, burri dyshohet se kishte rrahur ish bashkëshorten e tij.

Përveç gruas që ka pranuar ndihmë mjekësore, edhe burri është ankuar se ishte sulmuar nga ish bashkëshortja.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe me vendim të prokurorit i dyshuari  është dërguar në mbajtje për 48 orë.