Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrah gruan e vajzën, arrestohet

Policia ka arrestuar në Ferizaj një burrë të dyshuar se po ushtronte dhunë fizike, ndaj gruas dhe vajzës së tij.

Policia njofton se nuk ka mundur ta intervistojë të dyshuarin, pasi i njëjti ishte në gjendje të dehur.

Me vendim të Prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.