Rozeta Hajdari: Jemi duke vendosur reciprocitet me Serbinë përmes ligjeve që po i miratojmë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari në një konferencë për media tha se janë duke vendosur reciprocitet me Serbinë për mallrat.

Hajdari tha se gjitha ligjet në të cilat po punohet, e kanë parimin e reciprocitetit.

“Po do të vendoset dhe është duke u vendosur. Koncepti i reciprocitet është barazi. Ligjet për Tregti me Jashtë, ligjet për Tregtinë e Brendshme që tash është në rishikim, ligji për masat anti-dumping, ligji për Mbrojtjen nga Importet për Mbrojtjen e Konmsumatirit, këto ligje të gjitha e kanë parimi e barazisë reciprocitetit”, tha Hajdari.

Hajdari tha se ka filluar me planin e saj sa i përket parimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe sipas saj jo vetëm për reciprocitet por gjithë përfshirje, transparencë, llogaridhënie më shumë.

“Reciprociteti është vetëm barazi dhe një lojë fer, nuk është as për hatërmbetje, as për hakmarrje por është drejtësi”, tha ajo.

Hajdari shtoi se deri në dhjetor shpresojnë që t’i përmbushin kërkesat sipas planit legjislativ.

“Ato çka kanë mbetur shpresojmë që gjatë muajit nëntor dhjetor t’i përmbushim gjitha kërkesat që i kemi sipas planit legjislativ me përjashtim të dy projektligjeve të cilat janë shtyrë ligji për inovacion dhe ndërmarrësi dhe ligji për tregtinë e brendshme që kërkon më shumë punë”, tha Hajdari.

Sa i përket Ligji për Turizmin Hajdari tha se është ligj nuk ka qenë deri më tani dhe e rregullon fushën e turizmit, ndihmon në rregullimin e tregut dhe mirëfunksionimin e operatorëve ekonomike në fushën e turizmit.

“Me strategjinë për turizmin ne do të kemi mirëfunksionim të fushës së turizmit dhe të nxjerrim më të mirën nga ky sektor”, shtoi Hajdari.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, tha gjithashtu se janë duke përmbushur në maksimum agjendën e Bashkimit Evropian sa i përket marrëveshjes së stabilizim asosciimit dhe planit që e kemi ne si qeveri.