Ilustrim, Foto: AS Roma

Roma bëhet ekipi i parë që e fiton kupën e Conference League

Roma ka triumfuar ndaj ekipit holandez Feyenoord me rezultat minimal 1 me 0, në finalen e Conference League që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Fitoren Romës ia solli goli i pjesës së parë, i shënuar nga Nicola Zaniolo në minutën e 32-të.

Duke fituar turneun, Jose Mourinho u bë gjithashtu trajneri i parë që fitoi të tri garat aktive të klubeve të UEFA-s.

Roma luftoi për të mbajtur epërsinë, për t’u bërë klubi i parë që ngriti trofeun e UECL.

Fitorja shënon gjithashtu suksesin e parë të Romës në çdo kompeticion të madh evropian dhe trofeun e tyre të parë që nga triumfi i Kupës së Italisë në 2008.