Java e Bibliotekës, Foto: KALLXO.com

Roli i krijimtarisë në mërgim gjatë Javës së Bibliotekës në Kosovë

Ka përfunduar edicioni i 19-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë me temën “Dokumentimi i kulturës së emigracionit: koleksionet e shtypura dhe digjitale”, me qëllim kontibuimin në procesin e dokumentimit të trashëgimisë kulturore të emigracionit.

Përgjatë gjashtë ditëve u mbajtën aktivitete bibliotekare, kulturore, sesione shkencore nga komunikimi, historia, letërsia dhe teknologjia informative.

Po ashtu që nga dita e parë ka qëndruar e hapur ekspozita mbi jetën dhe veprën e Idriz Bashës, në të u ekpozuan dokumente nga arkivi i familjes Basha.

Ekspozita tjetër e hapur ishte ajo e Nënë Terezës”, për 25-vjetorin e vdekjes, duke u prezantuar fotografi, libra dhe artikuj për veprimtarinë e saj.

Aktivitetet e tjera vazhduan në trajtimin e çështjeve mbi trashëgëminë e arbëreshëve të Kalabrisë, shtypin dhe koleksionet që ka biblioteka, pastaj për literaturën dhe jetën në diasporë dhe krijimtarinë në mërgim.

Një tjetër ekspozitë ishtë hapur për dokumentet dhe fotografitë nga arkivi i shkollës shqipe në kantonion e Gjenevës.

Po ashtu u bë shfaqja e filmit dokumentar “Ferdonije”, me përmbajtve të jetës së nënës gjakovare e cila gjatë luftës ka humbur katër djem dhe bashkëshortin.

Sesionet vazhduan për klasifikimin e dorëshkrimeve dhe teksteve me alfabet osmano-oriental.

Të tjera pika të emigracionit u trajtuan edhe nga filma dhe rrëfime mbi jetën jashtë vendit , si “Një rrëfim për jetën në SHBA”, “sfidat dhe perspektivat e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane” të cilat u diskutuan gjatë fundit te javës së bibliotekës.

Java e Bibliotekës u përmbyll në “American Corner” me sesionin “Albanologjia- studime dhe këndvështrime”.