Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Rojtari i fabrikës gjendet i vdekur në një barakë në Rahovec

Policia e Gjakovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në një barakë në Rahovec.

Zëdhënësi Nysret Xhurkaj, ka treguar se sot rreth orës 08:00 janë njoftuar  nga pronari i një fabrike në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec se rojtari është gjetur i vdekur.

Xhurkaj ka thënë se rastit i janë përgjigjur patrulla policore nga Stacioni Policor në Rahovec bashkë me hetuesit dhe emergjencën mjekësore.

Sipas Policisë, me urdhëresë të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.