Foto: REL/AP

Rojet bregdetare të Spanjës shpëtojnë 200 migrantë

Rojet bregdetare të Spanjës kanë thënë se kanë shpëtuar rreth 200 migrantë në Ditën e Krishtlindjes, duke i larguar nga varkat e impovizuara në Detin Mesdhe.

Migrantët është thënë të jenë shpëtuar në disa operacione të ndara në gjirin e Spanjës dhe atë të Marokos, ndonëse nuk janë dhënë informacione për kombësinë e këtyre personave.

Numri më i madh i personave të shpëtuar ka qenë në ishujt Zaffarin të Marokos, kanë thënë rojet.

Më 2019, të paktën 1,246 migrantë kanë vdekur në tentim për të kaluar përmes Detit Mesdhe në Evropë, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrim./REL