Roja e pyllit gjuan me armë dhe kanos qytetarin që po ngarkonte drunjtë

Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Kishnapole të Gjilanit, një roje e pyllit dhe një qytetar që po ngarkonte drunjtë kanë pasur një mos-marrëveshje mes vete.

Sipas policisë, roja e pyllit ka shtënë me armë dy herë dhe më pas ka kanosur qytetarin.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se për deri sa ishte në pyll duke ngarkuar dru në automjetit e tij, i dyshuari mashkull K-Shqiptar roje e pyllit ka shtënë dy herë me pushkë dhe më pas ka kanosur ankuesin”, thuhet në raportin e Policisë.

Ky i fundit ka njoftuar Policinë, e cila kur ka dalë në vendin e ngjarjes ka konfiskuar 2 gëzhoja dhe pushkën e gjuetisë me 4 fishekë.

Me vendim të prokurorin, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.