Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Rohde kërkon arritje të marrëveshjes edhe për energjinë dhe targat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes së sotme për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai në Twitter ka potencuar se marrëveshje të tillë, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë edhe për energjinë dhe targat.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për çështje të letërnjoftimeve.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”- ka shkruar Borrell në Twitter.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Borrell ka thënë se serbët e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre.