Rohde kërkoi maturi nga Rakiqi dhe akterët tjerë politik

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka takuar edhe kreun e Listës Serbe Goran Rakiq, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit politike në Kosovë, pas akuzave për manipulim të votave nga Lista Serbe dhe sulmit fizik ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq.

Diplomati gjerman ka kërkuar që të gjithë akterët politikë të tregojnë maturi politike.

“Sapo u takova me Goran Rakiq. Diskutuam për zgjedhjet dhe zhvillimet e fundit politike. Nënvizova rëndësinë që të gjithë akterët të shfaqin pjekuri politike”, ka shkruar Rohde në Twitter.