Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Roboti ia thyen gishtin një djali 7-vjeçar gjatë një ndeshje shahu në Moskë

Një robot i ka thyer gishtin një djalit shtatëvjeçar gjatë një ndeshje shahu në Moskë javën e kaluar, transmeton BBC.

“Roboti theu gishtin e fëmijës”, tha Sergey Lazarev, presidenti i Federatës së Shahut të Moskës për agjencinë e lajmeve Tass.

“Kjo është sigurisht keq”, tha ai.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon robotin duke marrë një nga pjesët e djalit. Djali më pas bën lëvizjen e tij dhe roboti i kap gishtin.

Katër të rritur nxitojnë për të ndihmuar djalin, i cili përfundimisht lirohet dhe largohet.

Lazarev tha se roboti kishte luajtur shumë ndeshje të mëparshme pa incidente.