Roboti i NASA-s pas shtatë muaj udhëtim zbarkon me sukses në planetin Mars

Roboti me gjashtë rrota pas shtatë muaj udhëtim nga Toka ka zbarkuar me sukses ne planetin Mars.

Asnjëherë më parë një mision shkencor nuk ka shkuar në atë planet me mjete kaq të sofistikuara dhe nuk ka qenë ndonjë robot target premtues për lokacione të tilla.

Krateri Jezero, që është zona e synuar për t’u prekur, mban të gjitha shenjat dalluese në imazhet satelitore, madje dikur edhe një liqen gjigant, që do të thotë se nëse aty ka pasur ujë, mbase ka pasur edhe biologji.

Roboti është futur ne atmosferën e planetit Mars me shpejtësi 20 mijë kilometër në orë, pas një parashikimi të frikshëm që shumë ekspertë të NASA-së e quajtën me shaka si “shtatë minuta të terrorit”.

Nga 14 tentime për të zbarkuar në këtë planet, tetë kanë qenë të suksesshme- të gjitha amerikane. NASA ka dështuar vetëm me një në vitin 1999. BBC