Roboti i Koresë së Jugut lufton përhapjen e COVID-19

Një robot vetë-drejtues i pajisur me kamera dhe një ekran LED, përshëndet vizitorët në hollin e selisë së operatorit më të madh mobil të Koresë së Jugut, duke kontrolluar temperaturën e tyre, duke shpërndarë dezinfektuesin e duarve dhe duke dezinfektuar dyshemenë, shkruan Reuters.

“Ju lutemi mbani distancën fizike”, u thotë roboti i bardhë tre punonjësve të SK Telekom të cilët bisedojnë në një distancë të afërt fizike.

Korporata e Koresë ka kohë që ka përdorur robotikën për detyra, përfshirë prodhimin dhe pastrimin. Por kohëve të fundit teknologjia po shënon rritje pasi në shumë kompani po përpiqen të zvogëlojnë kontaktin njerëzor për shkak të përhapjes së COVID-19.

Roboti, i zhvilluar bashkërisht nga SK Telekom dhe Omron Electronics Korea, një ofrues i zgjidhjes automatike industriale, transmeton të dhënat në serverin e tij në kohë reale, të mundësuar nga teknologjia e gjeneratës së pestë (5G) të kompanisë së Telekomit.

Ai vë alarmin nëse temperatura e dikujt është mbi 37.5 Celsius (99.5 Fahrenheit), ndërsa përdor inteligjencën artificiale (AI) për të zbuluar tubimet pastaj i këshillon njerëzit të shpërndahen. Ata që nuk kanë një maskë ia rikujton ta vendosin atë.

“Roboti ndihmon në minimizimin e kontaktit nga njerëzit tek njerëzit dhe zvogëlon kohën që është marrë për kontrollet e temperaturës në hyrje, dhe teknologjia AI e saktëson gjendjen,” tha Ra Kyhong-hwan, udhëheqësi i bashkëpunimit të biznesit të të dhënave në SK Telekom.

I pajisur me llamba ultravjollcë dhe dy spërkatës dezinfektues, roboti mund të dezinfektojë 99% të 33 metrave katrorë (355 metra katrorë) të sipërfaqes në 10 minuta, njoftoi ndërmarrja.