Rizvanolli u përgjigjet kritikave të opozitës për projektin e gazit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se sot kanë shënuar fillimin e punës në strategjinë kombëtare të energjisë dhe se sipas saj, do të jetë strategjia e parë që do të jetë e bazuar në të dhëna e studime që merr parasysh interesat e qytetarëve.

Rizvanolli gjithashtu ka thënë se granti i MCC-së prej 200 milionë dollarësh nuk është humbur dhe për asnjë moment nuk është rrezikuar.

“Granti do të përdoret për investime që i kontribojnë integrimit të burimeve të ripërtishme të energjisë dhe zhvillimit të shkathtësive të të rinjve me fokus të veçantë tek gratë”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka thënë se edhe nëse nuk përdoret gazi i SHBA-së, marrëdhënet me të nuk do të prishen.

Tutje, ministrja për çështjen e energjisë tha se është bërë bashkëpunim me ambasadën amerikane MCC, USAID-in, zyrën e Bashkimit Evropian, të gjitha ambasadat e agjencisë zhvillimore të vendeve partnere siç janë Gjermania, Britania, Italia si dhe me shtete që nuk e kanë njohur Kosovës; Greqia.

“Të gjitha këto kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të na përkrahur edhe më tej me asistencë teknike, financiare dhe në mënyra tjera përderisa ne e kemi një strategji e cila shkon drejt dekarbonizimit në të cilën ne jemi duke punuar”, tha Rivanolli.

Ajo ka shtuar se opsioni i ndërtimit të gazsjellësit nuk është përjashtuar por asnjë nga tri studimet e fizibilitetit nuk kanë qenë të përfunduar në momentin kur është i vendosur që garantin e MCC të shfrytëzohet për diçka tjetër.

“Përkundër disa mendime që po dëgjoja gazi nuk është burim i ripërtrishëm energjia nga gazi nuk është energji e pastër. Kjo do të bëhet vetëm nëse është në interes të qytetarëve. Nëse përdoret ose jo gazi nuk do të ketë asnjë ndikim në marrëdhëniet tona me SHBA ose BE”, deklaroi ministrja Rizvanolli.

Haradinaj kritikon Qeverinë për refuzimin e projektit të gazsjellësit