Rizvanolli tregon se kur kanë qenë në dijeni për krizën e energjisë në Kosovë

Kryetari i Komisionit Hetimor për Energjinë, Driton Selmanaj, ka drejtuar pyetje ndaj ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, se kur kanë qenë në dijeni se Kosova do të përballet me krizë energjetike.

Selmanaj ka kërkuar të dijë se çfarë ka ndodhur me 90-milionëshin që janë ndarë për subvencione dhe sa është borxhi që KESCO dhe KEDS i kanë KEK-ut.

Mimistrja Rizvanolli tha se kanë qenë në dijeni fillimisht kur çmimet kanë filluar të ngriten në Evropë.

“Në gusht ka qenë gjendja që ka qenë në Evropë ka qenë jo diçka e jashtëzakonshme, kemi qenë në dijeni por kriza ka tejkaluar pritjet tona me rënien e Kosovës B”, tha Rizvanolli.

Sa i përket 90-milionëve, Rizvanolli tha se paratë janë ende në thesar dhe se nuk janë ndarë ende duke qenë se qeveria nuk ka pasur praktika të tilla.

“Për pyetjen e tretë shifra të sakta KEK-u mund të ju jap”, tha ajo.

Ministrja Rizvanolli është duke u intervistuar në Komisionin Hetimor për Energji.

Ministrja Artane Rizvanolli nis dëshminë para Komisionit Hetimor për Energji