Rizvanolli: Tarifat dhe subvencioni 75 milionësh nuk u dedikohen pagesës për qytetarët në veri

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Qeveria nuk propozon dhe nuk miraton tarifat as raportet e vendimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe se tarifat e subvencioni prej 75 milionë eurove nuk u dedikohen pagesës për qytetarët në veri.

“Tarifat as subvencioni prej 75 milionë nuk u dedikohet pagesës për qytetarët në veri. Për pagesën në veri jemi duke punuar për të gjetur zgjidhje brenda një marrëveshje jo shumë të mirë që na keni lënë”, ka thënë ajo.

Rizvanolli ka thënë se propozimet dhe pyetjet do të adresohen të rregullatori përmes kanaleve zyrtare siç parashihet me ligj.

“Qeveria nuk miraton as nuk ka përgjegjësi për vendimet e rregullatorit por ne jemi të përkushtuar që përmes instrumenteve që i kemi në dispozicion të ndikojmë në sigurinë e furnizimit me energji, në mbrojtjen e konsumatorëve”, ka thënë Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë ka thënë se subvencioni nuk shkon në KEDS e as KESKO.

“Asnjë cent nga subvencioni nuk shkon në xhepat e KEDS e as KESKO, fitimi i tyre sic janë të rregulluara i takojnë për pjesën qe e blejnë dhe e shet në treg. Por kjo nuk vlen për subvencionin nga Qeveria, në fakt duke dhënë subvencion I ulet fitimi KESKO-s e KEDS-it sepse nga subvencioni nuk mund të ken fitim”, ka thënë Rizvanolli.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë pak ditë më parë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatet e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë. Kurse, tarifa për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh është dyfishuar.

Janë afër 200 mijë familje që gjatë sezonit të dimrit preken nga rritja e çmimit të rrymës.

Pamje – Serbët në veri ngrohen edhe jashtë me nxemje me rrymë