Ilustrim - Panele solare

Rizvanolli: Planifikojmë në fund të vitit të lansojmë ankandin e parë për park solar

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se në fund të këtij viti planifikohet që të lansohet ankandi i parë për park solar me kapacitet deri në 100 megavatë.

Rizvanolli tha se beson që një ankand i tillë do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

“Planifikohet që në fund të vitit të lansohet ankandi i parë për park solar në pronësi private në llote të ndryshme, mirëpo në kapacitet deri në 100 megavat, me investime nga operatorët e ndryshëm të sektorit privat. Nga ana tjetër është projekti tjetër i energjisë solare, ferma e parë solare që do të ndërtohet në Kosovë, në tokën e KEK dhe është bashkëfinancim. Kemi edhe projektin ‘ Solar for Kosovo’ që sipas studimit të fizibilitetit kap vlerën prej 64 milionë euro”, tha ajo.