Rizvanolli: Është koha që të shohim përpara investime në rrjet dhe investime në dhomën e përgjimeve

Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli në vizitën e saj në Ndërmarrjen Publike, Telekomi i Kosovës ka thënë se gjatë këtij viti ndërmarrjet publike kanë pasur rritje të performancës.

Rizvanolli ka folur edhe për investimet në dhomat e përgjimit për të cilat ajo tha se është çështje e sigurisë kombëtare.

“Është koha të shohim investimet që janë esenciale për Telekomin në radhë të parë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve e që janë investimet në rrjet, në implementimin e kodit shtetëror të Kosovës dhe investimet në dhomën e përgjimeve të cilat janë gjithashtu çështje e sigurisë kombëtare. Jam e lumtur që Telekomi i ka shpallur procedurat e prokurimit. E mirëpresim bashkëpunimin tonë në muajt në vijim për realizimin e tyre”, tha Rizvanolli.

Gjithashtu ajo ka shtuar se janë anuluar shumë kontrata te dëmshme, janë bërë 6 kallëzime penale për kontrata te dëmshme dhe ka filluar strukturimi nëpër Ndërmarrje Publike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe me  ministrin e financave, Hekuran Murati kanë kanë vizituar Ndërmarrjen Publike, Telekomi i Kosovës.