Ritestimi e nxjerr negativ në COVID-19 viktimën e vrarë në Vitomericë

Dy persona janë gjetur të vdekur para disa ditëve në Vitomericë të Pejës.

Njëri nga viktimave gjatë autopsisë ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa dje me rastin e ritestimit ka rezultuar negativ.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

Sinanaj tha se eksperti dje e ka konfirmuar se me rastin e ritestimit viktima ka dalë negativ me COVID-19.

Prokurori Sinanaj ishte vetizoluar para disa ditëve.

Hetimet e para, sipas Prokurorisë, tregojnë se personi i gjinisë mashkullore e ka vrarë personin e gjinisë femërore, e më pas dyshohet se ai ka bërë vetëvrasje.

Vrasja në Vitomericë: Viktima e prekur nga coronavirusi, prokurori në izolim