Rita Ora premton ndihmë për familjet e goditura nga tërmeti

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se është tronditur nga tërmeti tragjik në Shqipëri.

Në një mesazh për Shqipërinë në ditën e festës kombëtare, këngëtarja nga Kosova ka njoftuar se bashkë me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn, kanë vendosur të zgjedhin një familje të cilën do ta sponsorizojnë e t’i ndërtojnë shtëpinë që i është shkatërruar nga tërmetet e të martës.

Sipas Rita Orës, e para familje e zgjedhur për t’u ndihmuar është familja Sala porse do të ketë edhe familje të tjera.

Më shumë se 40 qytetarë kanë humbur jetën në Durrës dhe Thumanë nga rrënimi i objekteve si pasojë e tërmeteve të fuqishme të së martës.