Rita Ora me veshje kombëtare shqiptare në këngën e re

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Rita Ora, ka publikuar një sekuencë të shkurtër të këngës së re në të cilën ka zgjedhur për kostum veshjen kombëtare shqiptare.

Gjithashtu në këtë video shihet se përveç saj edhe vajzat e tjera që janë pjesë e klipit kanë të veshura veshjet kombëtare shqiptare.

“Edhe katër ditë kanë mbetur. Porosit paraprakisht tani #BANG”, ka shkruar ajo në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)