Foto: Rishi Sunak

Rishi Sunak pritet të zgjidhet kryeministër i ri i Britanisë së Madhe

Rishi Sunak do të bëhet kryeministër i ri i Britanisë së Madhe pak ditë, pas dorëheqjes së Liz Truss nga ky post.

Kundërkandidatja e tij, Penny Mordaunt, u tërhoq nga gara për të parën e partisë dhe udhëheqjen e Qeverisë.

Sunak do bëhet kryeministri i parë me prejardhje indiane i Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas BBC, Sunak pritet të përballet sfida të mëdha ekonomike në vend.

Truss dha dorëheqje më 20 tetor, 44 ditë pasi u zgjodh në postin e kryeministres.