Vota, QNR FOTO-KALLXO.com

Rinumërohen më shumë se gjysma e vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve janë rinumëruar 55% e vendvotimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Sipas Elezit, vetëm sot, deri në orën  16:00 janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa gjithsej janë rinumëruar 772 vendvotime.

“Në QNR është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera”, ka treguar Elezi.