Qendra e Numërimit dhe rezultateve. Foto: KQZ

Rinumërohen mbi 88% e vendvotimeve

 

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve pas vendimit të PZAP-së.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezit në ditën e dhjetë (e premte) në QNR janë rinumëruar edhe 138 vendvotime të tjera.

“Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është: 1240 vendvotime apo 88.13%”, ka thënë Elezi për portalin rtv21.tv.

Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 167 vendvotime të tjera. PZAP më 11 nëntor kishte vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1 mijë e 407 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia.