Qendra e Numërimit dhe rezultateve. Foto: KQZ

Rinumërohen mbi 80% e 530 vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se deri në orën 16:00 janë numëruar 81.29% të vendvotimeve.

“Deri në orën 16:00 të ditës së martë janë rinumëruar 430 vendvotime apo 81.29% e 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja që të rinumërohen”, ka thënë  Elezi.

Javën e kaluar KQZ vendosi për rinumërimin e 530 vendvotimeve ndërsa pasi të përfundojë ky rinumërim pritet të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.