Rinumërohen mbi 78% e vendvotimeve

 

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi për portalin rtv21.tv tha se deri më tani janë rinumëruar 1 mijë e 101 vendvotime.

“Në ditën e nëntë, të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 101 (78.25%) nga 1 407 vendvotime”, konfirmoi Elezi.

Për rinumëruar kanë mbetur edhe 306 vendvotime.

PZAP më 11 nëntor kishte vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1 mijë e 407 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia.

Procesi i rinumërimi ka filluar më 13 nëntor dhe pritet të përfundojë para ditës së hënën.