Rinumërohen 69% e vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi për portalin rtv21.tv, ka thënë se ditën e mërkurë janë rinumëruar 128 vendvotime.

“Në ditë e tetë (e mërkurë) janë rinumëruar 128 vendvotime. Pra deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime apo rreth 69%”, ka thënë Elezi.

Për rinumëruar kanë mbetur edhe 438 vendvotime. PZAP më 11 nëntor kishte vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1 mijë e 407 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia.

Procesi i rinumërimi ka filluar më 13 nëntor dhe pritet të përfundojë të hënën më 25 nëntor.