Vota, QNR FOTO-KALLXO.com
Rinumërohen 434 nga 552 vendvotime, sot pritet përmbyllja
27.2.2021 - 08:59
Sot pritet të përmbyllet rinumërimi i 552 vendvotimeve. Deri më tani janë rinumëruar 434 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Kanë mbetur edhe 118 vendvotime që të rinumërohen dhe besojmë se deri në mesnatë do të rinumërohen të gjitha. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pasdite do të informojë lidhur me progresin e punës në QNR. RTV21