Vota, QNR FOTO-KALLXO.com

Rinumërohen 299 vendvotime

299 vendvotime janë rinumëruar deri mbrëmë gjatë mesnatës në Qendrën për Numërim dhe Rezultate.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Nga pasdita e së mërkurës kur ka fillur zbatimi i vendimit të PZAP-it, dhe deri të premtën në mesnatë janë rinuëruar 299 vendvotime apo 21.25%, ka thënë Elezi.

Si pasojë e këtij rinumërimi, certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zvarritet deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë.

PZAP të hënën kishte vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1 mijë e 428 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia.

VV e NISMA prijnë me numër të vëzhguesve në QNR

.