Foto: KALLXO.com

Rinumërohen 219 nga 530 vendvotimet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ është duke vazhduar me rinumërim e 530 vendvotimeve për të cilat është marrë vendimi për rinumërim për shkak të parregullsive me rezultate.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në një prononcim për KALLXO.com ka thënë që procesi i rinumërimit është duke shkuar normalisht.

“Mund të konfirmojmë se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre. Procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka thënë Elezi.

Pas rinumërimit të 530 vendvotimeve do të vazhdohet  me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

https://kallxo.com/lajm/kqz-vendos-per-rinumerimin-e-votave-te-530-vendvotimeve/

www.kallxo.com